Messi befasohet për ditëlindje, shokët e zgjojnë nga gjumi dhe e “mbysin” me dhurata

Lionel Messi feston sot (e enjte) ditëlindjen e 34-tër, e që cilësohet nga shumë tifozë e lojtarë si më i miri i të gjitha kohërave.

Argjentinasi iu bashkua Barcelonës si 13-vjeçar, duke bërë debutimin e tij në skuadrën e parë si 17-vjeçar.

Që nga atëherë, ai nuk ka shikuar mbrapa, duke arritur suksese të njëpasnjëshme.

Dëshira e të gjithëve për këtë ditëlindje, është që Leo zyrtarisht të qëndrojë në Barcelonë edhe për dy vite.

Leo e festoi këtë ditëlindje më ndryshe se herëve tjera, në grumbullim me Argjentinën në Copa America.

Atij iu bë një befasi nga shokët që i shkuan në dhomë për t’ia prishur pak rehatinë dhe secili futbollist, i dhuroi dhuratë që ishin nga më të ndryshmet.

Be the first to comment on "Messi befasohet për ditëlindje, shokët e zgjojnë nga gjumi dhe e “mbysin” me dhurata"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*