Mihrije Braha: Edhe unë jam njeri i rëndomtë, nuk e kaloj verën pa pushuar dy-tri ditë në bregdetin shqiptar

Këngëtarja Mihrije Braha, tregoi se ka pasur mundësi të udhëtojë në vende të ndryshme të botës, por s’e kalon asnjëherë verën pa pushuar dy-tri ditë në jug të Shqipërisë.

E pas një ndërhyrje të Fisnikut në emision, lidhur me deklaratën e saj, Mihrija nuk ngurroi të ndërhynte, duke theksuar se edhe ajo e konsideron veten një njeri të rëndomtë.

“Edhe unë jam njeri i rëndomtë Fisnik, ti e di që unë jam me këmbë në tokë”, citon TCH fjalët e këngëtares.

“Nuk jam nga ata njerëz që s’ kanë ku të lenë paratë, por theksova që kudo shkoj, pa kaluar dy-tri ditë në bregdetin shqiptar nuk hyj dot në sezonin e dimrit”, sqaroi ajo.

Be the first to comment on "Mihrije Braha: Edhe unë jam njeri i rëndomtë, nuk e kaloj verën pa pushuar dy-tri ditë në bregdetin shqiptar"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*