“Mirë se erdhët në Ferizaj”, lëshohet në funksion sinjalistika rrugore

Gjatë ditës së enjte ëshë lëshuar në përdorim sinjalistika rrugore me porositë dhe mesazhe tjera për drejtuesit e automjeteve.

Kryetari Agim Aliu gjatë orëve të mbrëmjes ka marrë pjesë në momentet e lëshimit në funksion të sinjalistikës rrugore digjitale në hyrje-daljet në Ferizaj.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari Aliu përmes faqes zyrtare të tijë në rrjetin social.

“Mirësevini! Rrugë të mbarë! Dhe mesazhe tjera këshilluese për sigurinë në trafik do t’i shfaqen gjithë ferizajasve e vizitorëve që frekuentojnë hyrje-daljet e qytetit, me ekranet njoftuese që vendosëm, për t’i shndërruar tërësisht, siç meritojnë hyrje-daljet e një qyteti, me patjetër, me këtë risi në sinjalistikën rrugore të Ferizajt” ka shkruar kryetari Aliu

Be the first to comment on "“Mirë se erdhët në Ferizaj”, lëshohet në funksion sinjalistika rrugore"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*