Momenti kur “zhduket” shtëpia: Të paktën 25 jetë të humbura nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet në Indi

Të paktën 25 persona kanë kan humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Indi, thanë zyrtarët.

Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në shtetin jugperëndimor indian të Kerala gjatë fundjavës, ndërsa shpëtimtarët kanë kërkuar për të mbijetuarit në mbeturinat me baltë dhe ushtria tentoi përmes helikopterëve të bëjnë furnizime emergjente.

Njerëzit u gjenden në një situatë të vështirë në pjesë të shtetit bregdetar të Kerala pasi shirat, të cilët filluan të intensifikohen nga e premtja vonë, vërshuan lumenj dhe përmbytën rrugë gjatë fundjavës.

Be the first to comment on "Momenti kur “zhduket” shtëpia: Të paktën 25 jetë të humbura nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet në Indi"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*