Ne këtë komunë të Kosoves nuk ka fare garë zgjedhore, kandidati fitues s’ka konkurrencë

Fushata zgjedhore ka hyrë në fazën finale për zgjedhjet komunale që do të mbahen me 17 tetor, por në një komunë të Kosovës, nuk do të jetë e vështirë të parashikohet fituesi, shkruan Gazeta Insajderi.

Fjala është për komunën e Lipjanit, ku kryetari aktual, Imri Ahmeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është duke udhëhequr bindshëm ndaj rivalëve të tij.

RTV Dukagjini ka porositur një sondazh për Lipjanin, i cili është realizuar nga UBO Consulting. Në këtë sondazh janë intervistuar 1065 veta në periudhën 21-26 shtator 2021.

Nëse zgjedhjet për kryetarë komune do të mbaheshin këtë diel, kanë dalë këto rezultate.

Imri Ahmeti – LDK: 69%

Adnan Rustemi – LVV: 17.7%

Hyzer Rizani – PDK: 10.3%

Nuk e di: 1.9 %

Refuzon të përgjigjet: 0.9%

Bashkim Budakova – AAK: 0.8%

Në lidhje me këtë sondazh ka reaguar edhe vetë Ahmeti, i cili është shprehur se sondazhet tregojnë gjendjen aktuale në terren, por se rezultati i zgjedhjeve varet plotësisht nga qytetarët.

“Sondazhet janë pasqyrim i gjendjes aktuale në terren por asesi rezultat i zgjedhjeve. Fjalën e fundit e thotë qytetari me votën e tij” – shkroi ai në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Be the first to comment on "Ne këtë komunë të Kosoves nuk ka fare garë zgjedhore, kandidati fitues s’ka konkurrencë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*