Në zemër të Shqipërisë por flitet gjuha greke, njihuni me fshatin ku banorët marrin pension nga Greqia: Greqishtja është gjuha jonë amtare

Për të shkuar në fshatin Derviçan të Gjirokastrës atëhere ju duhet të jeni një kuptues i mirë i gjuhës greke, pasi të gjitha tabelat orientuese janë të shkruara në greqisht.

Edhe pse ky vend ndodhet në Shqipëri, banorët e kësaj zone flasin greqisht, gjuhë e cila sipas tyre flitet që prej kohës së komunizmit.

“Në greqisht flasim që nga koha e Enverit dhe deri më tani, kemi shkuar edhe greqisht. Akoma ka shkollë greke këtu.”, shprehet një banor për “Ora Verore”.Burimi i lajmit:newsbomb.al

Gjithashtu, ata theksojnë se janë të njohur si minoritet grek dhe i kanë të gjithë të drejtat si në Greqi.

“Si të jetë, si kudo. Shtëpitë i kemi me gurë edhe mbulesën që në atë kohë kështu vazhdojmë. Greqishtja është gjuhë amtare. Jemi të njohur si minoritet grek, i kemi të gjithë të drejtat. “

Shumica e këtyre banorëve kanë emra grek , ndërkohë që marrin edhe pensione nga shteti fqinj.

Be the first to comment on "Në zemër të Shqipërisë por flitet gjuha greke, njihuni me fshatin ku banorët marrin pension nga Greqia: Greqishtja është gjuha jonë amtare"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*