‘Nëse Berisha merr drejtimin, SHBA ndërpret marrëdhëniet me PD’, ish-kryetari i përgjigjet Yuri Kim

Sali Berisha i ka kthyer përgjigje ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila tha se SHBA do të shkëpusë çdo marrëdhënie me PD-në nëse Berisha rimerr drejtimin e saj. Berisha tha se ‘Foltorja’ e tij ka marrë shumë përgëzime nga krahua republikan në SHBA, ndërkohë që ftoi ambasadoren që të dërgojë në gjykatë provat që ka kundër tij.

‘Nuk është më i vogël entuziazmi në vendet mike, nuk janë më të pakat a përgëzimet që marr për këtë nismë edhe nga nivelet më të larta të SHBA në krahun publikan. Pra për të mbyllur këtë problem zonjës dhe cilido tjetër që ka një provë fakt të vetëm, t’i dërgojë pranë gjykatës në Paris. Shpreh kënaqësinë time të madhe por edhe mirënjohjen se përfaqësues të vendeve mike se përfaqësues të elitës politike amerikan nuk pajtohen nuk pranojnë, nuk binden, madje e marrin si një hakmarrje politike se kemi prova por nuk i themi.

Kjo ka marrë fund. Ke prova çoji para gjykatës. Në të dy anët e Atlantikut miq të shquar me kanë deklaruar se kanë parë dosjen dhe e kanë gjetur atë si në e. Çështja e kafes vazhdojë të pi kafe në livadheve të qeverisë, por jam i sigurt që unë do ta ofroj Shqipërinë me BE dhe SHBA ky është zotimi im.’- tha Berisha.

Be the first to comment on "‘Nëse Berisha merr drejtimin, SHBA ndërpret marrëdhëniet me PD’, ish-kryetari i përgjigjet Yuri Kim"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*