Një burrë mes të dyjave, gruas: Më hëngre 80 mln lekë! Të dashurës: Je gjithçka për mua!

Sot në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua një histori dashurie mes një vajze 30-vjeçare nga Durrësi (Joana) dhe 50-vjeçarit Bilbil Xhafa nga Kukësi, i cili i përket komunitetit egjiptian.

Dashuria e tyre pengohet nga familja e Joanës e cila nuk është dakord me këtë lidhje, por edhe nga ish-bashkëjetuesja e Bilbilit, Mimoza Shkoza, me të cilën ai ka qëndruar 12 vite. Kjo e fundit teksa ndiqte emisionin direkt mbërriti menjëherë në studio.

Stafi i “Pa Gjurmë” e telefonoi për një përballje me çiftin, por ajo na komunikoi se ishte shumë pranë “Report tv” dhe donte të ishte e pranishme përballë Bilbilit dhe Joanës. Pavarësisht thirrjes së moderatores Odeta Dume, për të mos pasur ofendime në studio, Bilbili dhe Mimoza nuk u përmbajtën dhe hodhën akuza e sharje ndaj njëri-tjetrit.

Mimoza: Ato që dëgjova janë të gjitha gënjeshtra. Një njeri që merret me punë nuk merret me fjalë.

Bilbili: Kjo gënjen se të vërtetat i di vetëm unë.

Mimoza: Unë s’kam punë me Joanën, se ajo është femër si mua. Është e papunë.

Bilbili: Kjo nga 365 ditë, 360 është në polici.

Mimoza: Ti nuk solle asnjë lekë në shtëpi.

Bilbili: 80 milionë lekë i hëngre ti në 12 vite.

Mimoza: S’kam punë me të, s’e njoh fare. Ik vazhdo me jetën tënde, unë nuk të dua më

Bilbili: Atëherë pse më ndjek nga mbrapa ?

Mimoza: Unë nuk të ndjek s’kam punë me ju. As me këtë femër.

Bilbili: S’ta mban ty moj. Unë këtë do e mbaj fort se këtë kam. Hajde se të pres jashtë dhe sqarohemi…. Çuni i kësaj merr në telefon dhe më thotë mua gocën tënde e kam pasur të dashur.

Mimoza: Unë nuk e dua më këtë, se një bukë nuk ma sillte në shtëpi.

E dashura aktuale e Bilbilit, Joana pretendon se Mimoza e përndjek dhe se e ka d hunuar, madje shpeshherë ka përfunduar në polici. Ajo i bën apel ish-bashkëjetueses së burrit, që të mos ndërhyjë më në jetën e tyre.

Mimoza: Nuk i shqetësoj aspak.

Joana: Djali i saj më ka ardhur me duar në fyt dhe më ka k ërcënuar duke më thënë se do të më v riste. Unë këtu nuk kam ardhur për të sharë njeri. Mimoza të flasi për veten e saj.

Mimoza-Bilbilit: Ti merresh me femra. Kjo (Joana) më del me makinë më ndjek.

Bilbili: Mimoza më ka vjedhur pasaportën dhe s’e kam denoncuar.

Mimoza: Gënjen!

Joana-Mimozës: Te lokali dhe te puna pse më përndjek?!

Mimoza: Gënjen. Unë nuk kam më punë me këta.

Joana: Ti Bilbil duhet të tregohesh më i qetë. Unë kam ardhur këtu që t’i them Mimozës, që të mos i shqetësojë më familjarët e mi. Dua ndihmë që ajo të na lërë rehat. Unë kur e shaj një person nuk e marr më partner. Kjo ka të dashur vëllain tënd.

Bilbili: Ajo s’ka të drejtë me vëllain tim kur e kam lënë unë. Ja ky është vëllai im. I kam kapur bashkë kam edhe fotot.

Be the first to comment on "Një burrë mes të dyjave, gruas: Më hëngre 80 mln lekë! Të dashurës: Je gjithçka për mua!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*