Një tjetër kapelë hiqet për Ministrin Vitia, Besnik Bislimi i thurrë lavde

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i ka dalë në mbrojtje ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, pasi ky i fundit është vënë në qendër të kritikave nga opozita për shkak të rritjes së rasteve dhe kandidimit të tij për të parin e Prishtinës.

Bislimi ka thënë se të gjithë ata që po e sulmojnë Vitinë pas kandidimit për kryetar të Prishtinës nuk mund ta dëshmojnë se ai ka zhvilluar ndonjë aktivitet elektoral në kryeqytet. Bislimi thotë se si ministër, Vitia po punon nga 16 orë në ditë.

‘’Në ndërkohë që nga nominimi i tij si kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës, askush nga ata që po e sulmojnë me pafytyrësi se gjoja Beni ka braktisur shëndetësinë dhe po merret me komunën, nuk mund të dëshmojnë as edhe një takim të vetëm, as edhe një “bujtje” të tij, as edhe një ceremoni anëtarësimi, apo çfarëdo aktiviteti të tij elektoral që do i kishte marrë qoftë 5 minuta të vetme të kohës së tij si ministër.

Beni nuk është fshehur siç po e sulmojnë ata që po i gëzohen rritjes së numrave nga varianti DELTA, por Beni është ministër i Shëndetësisë e jo moderator televiziv. Ai punon nga 16 orë në ditë dhe prandaj nuk shëtitet nëpër studio televizive. Sulmet e atyre që po i gëzohen rritjes së numrave të të infektuarve, nuk e zbehin aspak as përkushtimin e Benit e as zotësinë e tij. Nga eksperienca ime në qeverinë Kurti 1 dhe Kurti 2, Beni mbetet ministri më i mirë që ka pasur Kosova që nga viti 2008, edhe atë jo vetëm në fushën e shëndetësisë’’, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Be the first to comment on "Një tjetër kapelë hiqet për Ministrin Vitia, Besnik Bislimi i thurrë lavde"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*