Njoftim i rëndësishëm për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka dal me një njoftim të ri rreth caktimit të termineve për viza pune.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada ka njoftuar se lista e pritjes për caktimin e pritjes për parashtrimin e kërkesës për vizë për muajin tetor do të hapet më 7 shtator, në orën 11:00.

“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin shtator është mbyllur. Lista e pritjes për tetorin do të hapet të martën, 7 shtator në orën 11:00 të mëngjesit”, thuhet në njoftim.

Ambasada ka shpjeguar tutje edhe procedurat për caktimin e terminit, derisa ka bërë me dije se termini i caktuar nuk mund të shtyhet, madje as të bartet në një muaj tjetër vijues.

“Pas regjistrimit me sukses në listën e pritjes për një termin, më së voni dy javë më parë ju do të pranoni me e-mail një konfirmi për terminin tuaj në muajin vijues. Ju lutemi të regjistroheni me e-mail-adresën tuaj personale dhe të siguroheni së jeni duke pranuar e-mailat e ambasadës pasi, komunikimi bëhet vetëm përmes postës elektronike. Prandaj ju lutemi që rregullisht të kontrolloni edhe kutinë Spam-/Junk dhe opcionet e saj. Përndryshe ju rrezikoni të mos pranoni njoftime dhe në këtë mënyrë termini i juaj i caktuar nga ambasada skadon. Një një rast të tillë nuk mund të caktohet një termin zëvendësues”, thuhet tutje në njoftim.

Be the first to comment on "Njoftim i rëndësishëm për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*