Noizy zbulon planin për prishjen e koncertit të Bregoviqit në Korçë

Reperi i njohur Noizy ka bërë një tjetër reagim mbi ftesën që i është bërë këngëtarit serb Goran Bregoviq, për të performuar në Festën e Birrës në Korçë.

E duke parë që organizatorët nuk po zmbrapsen por po vazhdon të theksohet se Bregoviq do të jetë i ftuar nderi, Noizy duket se ka një tjetër plan.

Ai përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ka shpalosur idenë e organizimit të një tjetër koncerti të përmasave të mëdha në Korçë në po të njëjtën ditë që Bregoviq pritet të ngjitet në skenë.

Be the first to comment on "Noizy zbulon planin për prishjen e koncertit të Bregoviqit në Korçë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*