“Non Paper”, Haradinaj e paralajmëron Kurtin për protesta: Do të ketë trazira në Kosovë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar kryeministrin Albin Kurti se do të përballet me trazira e protesta nëse e nënshkruan formimin e “Distriktit Autonom të Kosovës Veriore” si një “non-paper” i përgatitur nga Gjermania dhe Franca, për rifillimin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje finale me Serbinë.

Ai ka thënë se nuk beson që Albin Kurti do ta nënshkruajë një marrëveshje të tillë.

“Nuk besoj që ndodh. Nuk besoj që Kurti ia lejon vetës me bo një punë të tillë, një dëm aq të madh me ia shkaktu Kosovës. Kjo i kthen trazirat në Kosovë. Do të ketë trazira në Kosovë. Nuk lejohet me shku gabim. Besoj se është i vetëdijshëm se si është gjendja në Kosovë dhe nuk guxon asnjë rrugë të gabume me e ndjek“, ka thënë Haradinaj për Front Online.

Ai ka thënë se në rast se ndodh një gjë e tillë do të dal vet në rrugë dhe do të protestojë kundër marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën.

“Dalë vetë unë. S`kam pse me përkrah askënd. Nuk lejoj që Kosova me shku në obligime të gabume. Nuk duhet, sepse nuk ia kemi borxh askujt me gabu tash.”

Përndryshe, një “non-paper”, në të cilin paraqitet procesi që do të çonte në marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është publikuar dje. Letra thuhej se jetë një nismë gjermano-franceze, mirëpo sot, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur lajm të rremë.

Në këtë dokument specifikohet se Kosova e Serbia duhet të pajtohen që të themelohet një i ashtuquajtur “Distrikt Autonom i Kosovës Veriore”, me kompetenca vetëqeverisëse.
Ai do të përfshinte komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Sipas këtij plani, Distrikti Autonom i Kosovës Veriore do të ketë guvernatorin e saj në Qeverinë e Kosovës.

Be the first to comment on "“Non Paper”, Haradinaj e paralajmëron Kurtin për protesta: Do të ketë trazira në Kosovë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*