Nora Istrefi jep edhe një shenjë se po provon të rindërtojë martesën me Robert Berishën

Pas tri vitesh ndarje, Nora Istrefi dhe Robert Berisha së bashku me vajzën e tyre, javën e kaluar u panë në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Çifti kishin zgjedhur Turqinë për të kaluar disa ditë relaksi me vogëlushen e tyre, Renee.

Por, pavarësisht kësaj dyshja ende nuk janë deklaruar nëse janë bërë bashkë sërish, apo çdo gjë po bëhet për hir të vajzës së tyre.

Por, në fotografinë që Robert Berisha ka publikuar së fundmi, ku shfaqet duke mbajtur vajzën e tij, nuk ka munguar as ‘pëlqimi’ i Nora Istrefit në të, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se çifti po provojnë të rindërtojnë martesën e tyre.

Kujtojmë se Nora dhe Roberti kanë qenë plot 13 vite bashkë, derisa në vitin 2019, ish çifti dhanë lajmin e ndarjes.

Be the first to comment on "Nora Istrefi jep edhe një shenjë se po provon të rindërtojë martesën me Robert Berishën"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*