Nuk është pamja, nuk është portofoli … Ja se çfarë kanë pranuar gratë se janë më të rëndësishme që i tërheq tek burrat

Nëse mendoni se gjëja më e rëndësishme për gratë është që një burrë të duket mirë ose të ketë para, gaboheni shumë. Të paktën kjo mund të konkludohet pas një hulumtimi të madh të kryer në 180 vende të botës, në të cilin morën pjesë 68,000 gra.

Dhe deri në 64,000 zonja veçuan… dashurinë si tiparin më të rëndësishëm të mashkullit!

Mirësjellja është çelësi?, Pamja? Jo edhe aq!

Gratë e të gjitha orientimeve sek.suale thanë se mirësjellja, mirësia, mbështetja, inteligjenca, edukimi dhe vetëbesimi janë tipare shumë të rëndësishme të një partneri afatgjatë.

Trupi tërheqës, fytyra tërheqëse, ambicia dhe siguria financiare janë tipare që konsiderohen vetëm mesatarisht të rëndësishme te një partner afatgjatë.

– Mirësia është si graviteti, e rëndësishme, por vërehet pak derisa të zhduket. Duke pasur parasysh theksin e sotëm në pamjen dhe pasurinë, mund të habisë shumë se mirësia është tipari më i dëshirueshëm në botë. ajo është thelbësore për aftësinë njerëzore për të krijuar lidhje afatgjata thelbësore për evolucionin. Pa ato lidhje dhe dashamirësia që i ndihmon njerëzit të kapërcejnë edhe ‘stuhitë më të këqija’, ne nuk do të kishim mbijetuar dhe përparuar, “tha Virginia Victum, një profesore e antropologjisë në Universitetin e Indiana.

Dëshira për të pasur fëmijë është e rëndësishme

Kur u pyetën për zgjedhjen e një partneri afatgjatë, 46.1 përqind e grave të të gjitha orientimeve sek.suale thanë se dëshira e një partneri të mundshëm për tu bërë prindër është gjëja e dytë më e rëndësishme kur zgjedh një partner.

Shumica e grave i kushtojnë pak rëndësi përkatësisë etnike dhe fetare

Pak gra thanë që karakteristikat etnike ose fetare ishin karakteristika të rëndësishme të një partneri afatgjatë. Për ngjashmërinë etnike, 9.8 përqind e grave thanë se ishte shumë e rëndësishme, ndërsa ngjashmëria fetare ishte shumë e rëndësishme për 25.4 përqind të grave të anketuara.

Një buzëqeshje e bukur është më e rëndësishme sesa madhësia e pe.nisit

Si për gratë heterosek suale ashtu edhe për ato hom.ose.ksuale, një buzëqeshje tërheqëse dhe sy tërheqës ishin tiparet më të rëndësishme fizike të kërkuara nga një partner afatgjatë.

Për gratë hete.rose.ksuale: Karakteristika tjetër më e rëndësishme fizike ishte një pe.nis me madhësi mesatare, i cili ishte dukshëm më i dëshirueshëm sesa një organ i madh. Gratë me më shumë përvojë kishin më shumë gjasa t’i jepnin më shumë rëndësi madhësisë së organit mashkullor.

Flokët e shkurtër, krahët e mëdhenj, shpina tërheqëse, krahët muskulorë dhe flokët e fytyrës ishin karakteristikat e radhës fizike që zgjidheshin më shpesh si të dëshirueshme.

Be the first to comment on "Nuk është pamja, nuk është portofoli … Ja se çfarë kanë pranuar gratë se janë më të rëndësishme që i tërheq tek burrat"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*