“O tani, o kurrë”, ultimatumi i Xavit për Dembelen. Ousmane Dembele nuk po ia del të shfaqë gjithë potencialin

Ousmane Dembele nuk po ia del të shfaqë gjithë potencialin e tij te Barcelona. Trajneri i ri i skuadrës katalanase, Xavi e vlerëson, ia ka bërë të ditur që beson verbërisht te cilësitë e tij, por koha po mbaron.

“O tani, o kurrë”, është ultimatumi i trajnerit kundrejt sulmuesit sipas raportimeve të AS, me francezin që këtë sezon ka më shumë dëmtime sesa ndeshje të luajtura!

Kontrata e 24-vjeçarit me Barcelonën përfundon verën e ardhshme dhe rinovimi do të varet nga performancat e Dembele me skuadrën spanjolle.

Xavi pret që kampioni i botës me Francës të rrisë rendimentin dhe të bëhet një lojtar vendimtar te Barcelona.

Nëse ndodh do të vijë ofertë e rëndësishme në lidhje me rinovimin. Dembele është paralajmëruar…

Be the first to comment on "“O tani, o kurrë”, ultimatumi i Xavit për Dembelen. Ousmane Dembele nuk po ia del të shfaqë gjithë potencialin"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*