(Pamje të rralla) Plazhet shqiptare në vitet 60, ja sa qytetarë kishin të drejtë të…

Turizmi vlerësohet sot si një prej potencialeve kryesore që mund të udhëheqin rritjen ekonomike të vendit. Por nuk ka qenë kështu gjithnjë. Pavarësisht potencialit të madh që vendi paraqet falë kushteve natyrore apo nismave më shumë se 1 shekullore për të ndërtuar një industri të tillë, sërish zhvillimi mbetet nën potencialin e mundshëm.

Videoja bashkëlidhur tregon se si ishin plazhet, kampet e pushimit dhe hotelet në vitet ’60 dhe ’70. Filmimet i përkasin arkivës britanike “British Pathe”.

Turizmi gjatë komunizmit: Më ardhjen në pushtet të regjimit komunist në mesin e viteve ‘40, situata e turizmit ndryshon.

Iniciativat e para private për zonat turistike shtetëzohen. Zona rrethohet nga tela me gjemba dhe për të pushuar aty nevojitej autorizim.

Për udhëheqjen e lartë ndërtohen shtëpi pushimi të veçanta ndërsa për familjarët ndërtohen kampe pushimi. Jo të gjithë punëtorët apo familjarët arrinin të siguronin një fletë kampi.

Për familjet shqiptare, pushimet ishin sa argëtuese, aq edhe të mundimshme pasi për 15 ditë pushime, familja duhej të merrte gjithçka me vete.

Jo të gjithë e kishin mundësinë për të shkuar me pushime. Ministria e Ekonomisë Komunale dhe komitetet ekzekutive të këshillave popullore të rretheve që kishin plazhe nëpërmjet ndërmarrjeve komunale drejtonin dhe organizonin punën dhe administronin plazhet.

Be the first to comment on "(Pamje të rralla) Plazhet shqiptare në vitet 60, ja sa qytetarë kishin të drejtë të…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*