Pasi siguroi balotazhin kandidati i LDK-së, Përparim Rama: Të falemnderit Prishtinë!

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka publikuar një fotografi falënderimi për votuesit e tij në Prishtinë.

Sipas rezultateve të fundit të publikuara nga Këshilli Qendror Zgjedhor, Rama është i dyti në Prishtinë me 29,27 për qind.

Para tij është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, me 42,30 për qind.

Nëse rezultati vazhdon me këtë trend atëherë Rama do ta çojë garën në balotazh me Vitinë.

Be the first to comment on "Pasi siguroi balotazhin kandidati i LDK-së, Përparim Rama: Të falemnderit Prishtinë!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*