Peci-ish bashkpartiakëve te LDK-së: Sot e dëshmuat se jeni piuna të Isa Mustafës

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas deklaratave të bëra për ftesën për takimin konsultativ të cilën presidentja, Vjosa Osmani u ka dërguar partive politike në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Peci në një postim në Facebook, duke aluduar në LDK-në, Lumir Abdixhikun dhe Isa Mustafën ka shkruar se këta të fundit nuk kishin bërë zë kur ish-presidenti Thaçi kishte shtyrë zgjedhjet në Podujevë një ditë para se të mbaheshin.

“Kur eksponente të politikës (e ati i tyre ideologjik) na flasin për ndikim ndaj institucioneve të pavarura, mendojne që kemi harruar se si ata nuk bëzanë kur Thaçi shtyu zgjedhjet në Podujevë një ditë para se të mbaheshin, pa pyetur e konsultuar asnjë parti politike, pa pyetur për kushtetutë e ligj, pa pyetur për demokracinë. Këta eksponente oportunistë heshtnin, se s’donin të prisheshin me shefat e tyre. Se janë vec piuna të atit të tyre idologjik, I.Mustafës, e dëshmuan edhe sot”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje ai ka shkruar se “eskponentët politikë” mendojnë se i ka kapluar amnezia kolektive. Si dhe sipas tij keqpërdorimet e tyre do të dalin në shesh.

“Menduan se do të avullohen edhe gjurmët e keqpërdorimeve të tyre, por, pa merak, të gjitha do ju dalin ne shesh”, ka shkruar ai.

Krejt në fund ai ka shkruar se Osmani nuk ka vendosur që t’i shtyjë zgjedhjet dhe sipas tij asnjëherë nuk e ka thënë këtë.

Be the first to comment on "Peci-ish bashkpartiakëve te LDK-së: Sot e dëshmuat se jeni piuna të Isa Mustafës"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*