Për ditëlindjen e Lumi B, bashkëshortja e reperit publikon foton e tyre të parë si çift

Lumi B feston sot ditëlindjen dhe bashkëshortja e tij, Miranda, është kujdesur që t’i bëj një dedikim special në rrjete sociale.

Ajo ka postar në Instagram si kurrë më parë foton e parë që ata të dy kanë realizuar bashkë si çift. Këtë imazh ajo e ka bashkuar me një foto nga martesa si për të treguar se do të jenë të dy gjithmonë bashkë.

“Nga fotoja jonë e parë si çift deri në përjetësi. Gëzuar ditëlindjen dashuri”, shkruan Miranda në postim.

Po ashtu ajo ka publikuar dhe një foto të reperit me djalin e tyre, që e mban në krahë.

“Gëzuar ditëlindjen shoku im i ngushtë, zemra ime, bashkëshorti im… Të dua shumë”, shkruan bashkëshortja e Lumi B.

I ftuar pak kohë në një emision, Lumi B rrëfeu për herë të parë historinë e pazakonte të njohjes me Mirandën.

Reperi zbuloi se me bashkëshorten është njohur që në moshën 20-vjeçare. Ai tregoi se me të është njohur në një festë dhe në fakt ai nuk kishte shkuar për Mirandën, por për një vajzë tjetër.

Por siç duket fati ka dashur që ata të bëhen bashkë me njëri-tjetrin dhe që vajza që i tërhoqi realisht vëmendjen në festë të bëhej bashkëshortja e reperit.

Be the first to comment on "Për ditëlindjen e Lumi B, bashkëshortja e reperit publikon foton e tyre të parë si çift"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*