Përçarja e binomit Osmani-Kurti? ‘Ajo ia ka bërë të qartë edhe SHBA-ve, se nuk është dakord me Kurtin’

Ish emisari i SHBA’ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka goditur kryeministrin e vendit Albin Kurti, pas debaklit që pësoi mbrëmë në zgjedhjet lokale, duke thënë se kjo është si pasojë e refuzimit të SHBA’ve nga ai.

Grenell përmes një postimi në Tëitter, tha se Kurtit nga ky rezultat i është dhënë një leksion.

Derisa përmendi refuzimin e projekteve amerikane si shkak kyç i humbjes të LVV’së.
“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit, pasi është e papranueshme të refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër (projektin e gazit) dhe Marrëveshjet e Uashingtonit të nënshkruara në Zyrën Ovale’’, shkroi Grenell ndër të tjera.

Ai shtoi se as presidentja Osmani nuk është dakord me Kurtin, dhe këtë ia ka bërë të qartë edhe SHBA’ve.

‘’ Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe SHBA-ve, se ajo nuk është dakord me Kurtin.’’

Be the first to comment on "Përçarja e binomit Osmani-Kurti? ‘Ajo ia ka bërë të qartë edhe SHBA-ve, se nuk është dakord me Kurtin’"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*