Petkoviç: Albin Kurti që nga nesër do të heq targat serbe të qarkullojnë nëpër Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç, ka reaguar përmes një shkrimi në faqen e tij në Facebook, duke shkruar se Kosova do të heq targat “serbe” në Kosovë që nga e hëna.

“Sipas informatave që posedojmë”, ka shkruar Petkoviç, “Albin Kurti dhe autoritetet e Kosovës planifikojnë që gjatë ditës së nesërme (të hënën) të fillojnë heqjen e targave serbe në vendkalimet administrative dhe zëvendësimin e atyre me shënime të (Shtetit të Kosovës)”.

Për targat KS, Bislimi kishte deklaruar pas takimit të 7 dhe 8 shtatorit në Bruksel se nuk do ketë më, por për targat me akronime serbe si KM, nuk kishte thënë diçka konkrete.

Ndonëse është bërë e ditur që kjo marrëveshje edhe si e tillë ka skaduar që kohë, dhe se që nga viti 2016 ishte marrë vendimi që targat (KS) të hiqeshin, Pektoviç e ka cilësuar se “qëllimi i vetëm i Albin Kurtit është të shkaktojë provokime dhe destabilizim të rrezikshëm”.

“Të gjithë duhet ta dinë se Kurti është një njeri që dëshiron të shkaktojë incidente me çdo kusht, e cila do të krijojë një bllokim të plotë të jetës në veri të Kosovës që do të zgjasë deri në ndërprerjen e sulmit dhe shtypjes së popullit serb”, shkroi drejtori i kësaj zyre fiktive për Kosovën në Serbi.

Ndër të tjera, ky zyrtar serb shkroi se “nga ardhja e Albin Kurtit, aksioni që planifikon ta zbatojë nesër, të cilin e nisi sot duke ngritur infrastrukturë shtesë në Jarinjë dhe kalime tjera administrative, është provokimi dhe kërcënimi më i rrezikshëm për popullin serb në Kosovë”.

“Serbet nga Kosova nuk do ta lejojnë Kurtin të shkelin të drejtat e tyre në këtë mënyre dhe të kërcënojë dy vlerat më të shenjta – të drejtën e lirisë së fjalës dhe prandaj do të jemi këmbëngulës në qepjen e të drejtave të serbëve në Kosovë”, perfundoi ai. /Albanianpost.com

Be the first to comment on "Petkoviç: Albin Kurti që nga nesër do të heq targat serbe të qarkullojnë nëpër Kosovë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*