Plisat e shpallin ‘non-grata’ gazetarin kosovar Andin Lokaj

Tifogrupi i Prishtinës, Plisat e kanë shpallur si të padëshiruar gazetarin Andin Lokaj.

Në një reagim në faqen zyrtare, ata kanë kërkuar dënim të gazetarit për shkak të një deklarate të dhënë.

Ky është reagimi i Plisave:

Andin Lokaj – në Prishtinë je i padëshiruar!

Besojmë që shumica nga ju e ka përcjellë ndeshjën vëllazërore sot mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për kualifikimet e Europianit të grupmoshës U-21. Pa marrë parasysh rezultatit të sotëm, ndeshja ishte mes Kosovës dhe Shqipërisë, andaj nuk tolerohet që askush të tentoj të bëj deklarata të cilat nxisin përçamje. Andin Lokaj sot pas ndeshjes Kosovë – Shqipëri ka lëshuar disa deklarata të cilat janë të papranueshme dhe gjithsesi të pa tolerueshme! Askush nuk mundet dhe nuk guxon të krijojë përçamje, kjo deklaratë e komentatorit të sotëm duhet të dënohet fuqimisht, përndryshe përgjegjësia nuk mbetet tek NE!

KOSOVA është zemra e SHQIPËRISË

Be the first to comment on "Plisat e shpallin ‘non-grata’ gazetarin kosovar Andin Lokaj"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*