“Po na provokon” Petar Petkoviqi i ankohet ambasadorit rus për Albin Kurtin

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq u takua sot me ambasadorin e Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, ku ai u ankua për qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në dialogun Kosovë-Serbi.

“Petkoviq vuri në dukje se Prishtina tregoi papërgjegjësi ekstreme në Bruksel dje, duke refuzuar të pajtohet me dy pikat kryesore të draftit të BE-së, të cilat i referohen intensifikimit të përpjekjeve për të gjetur personat e zhdukur të mbetur, si dhe përmbajtjes nga veprimet e njëanshme që do ta destabilizonin situatën. ‘Të gjitha përpjekjet e Albin Kurtit çuan në pengimin e bisedimeve dhe kishin për qëllim provokimin e palës serbe për të pezulluar negociatat, por Beogradi edhe një herë ka treguar përgjegjësi dhe përkushtim ndaj dialogut dhe marrëveshjes’”, ka thënë Petkoviq në takim, sipas deklaratës për media të publikuar nga zyra që ai udhëheq.

Aty shtohet se Petkoviq, pas takimit të djeshëm, theksoi shqetësimin e madh për situatën në Kosovë dhe për mënyrën e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit.

Sipas Petkoviq, Beogradi do të mbetet vazhdimisht i përkushtuar për të vazhduar dialogun, ndërsa thuhet se pala serbe do të këmbngulë në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe në arritjen e një kompromisi.

Petkoviq i ka thënë ambasadorit rus se Rusia mbetet miku më i madh i Serbisë, duke e falenderuar për mbështetjen që Moska ia jep Beogradit.

Be the first to comment on "“Po na provokon” Petar Petkoviqi i ankohet ambasadorit rus për Albin Kurtin"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*