Polici qan teksa protestohet në Ferizaj për vrasjen e 18 vjeçares (VIDEO)

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Ferizaj ka qarë gjatë protestës së zhvilluar sot në këtë komunë në lidhje me vrasjen e 18-vjeçares.

Kjo protestë u përcoll me tensione të shumta, ku edhe gjatë kësaj proteste u përdorën vezë e ngjyrë e kuqe.

Protestuesit kërkonin drejtësi për këtë rast, pasi që sipas tyre institucionet e sigurisë dhe të rendit kanë dështuar në punën e tyre.

Dy persona të dyshuar në lidhje me këtë rast tashmë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Be the first to comment on "Polici qan teksa protestohet në Ferizaj për vrasjen e 18 vjeçares (VIDEO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*