Politikani i ri: Berisha, i pari në listën e personave që duan të destabilizojnë politikisht vendin!

reu i Nismës Thurje, Endri Shabani, ndërsa komentoi vendimin e DASH për shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha ‘non grata’, u shpreh se nëpërmjet Berishës, SHBA i çon kështu mesazh edhe personave të tjerë që kanë për synim destabilizimin politik të vendit, për interesa personale.

Endi Shabani në 5 Pyetjet nga Babaramo

“Biden është një president që ka një lidhje me Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me shqiptarët, roli i tij në Kosovë, përpjekja e tij për të mbrojtur popullin kosovar, një autostradë në Kosovë mban emrin e djalit të Joe Biden, pra e njeh mirë rajonin.

Biden ka premtuar se nuk do rikandidojë, këto 4 vite ka dhe ai do të arrijë gjërat për të cilat ka punuar, dhe ai ka punuar për një pozicion më të mirë të shqiptarëve ne Rajon, por ka pengesa, njerëz të korruptuar, që tentojnë ta destabilizojnë politikën e vendit për arsye persona,e që kanë kërcënuar vazhdimisht dhe i pari në këtë listë është Sali Berisha. Duke çuar mesazh përmes Berishës, i çohet mesazh edhe të tjerëve”, tha Shabani.

Ndërkohë, në lidhje me urdhrin Ekzekutiv të Presidentit të SHBA, Joe Biden për të futur Shqipërinë në listën e vendeve që u bllokohet pasuria në SHBA zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të korruptuar që janë futur në listën e zezë, Shabani tha se nëpërmjet kësaj çohet sinjal që Berisha nuk duhet të votohet dhe as të mbështet më.

“Ligjin mbi bazën e të cilit është marrë ky vendim, është ligji që njerëzit e korruptuar që vjedhin popullin e tyre, mos e përdorin Amerikën si një vend ku riciklohen paratë që i janë marrë popullit të varfër. Kjo çon sinjal që ky person nuk duhet të votohet më, nuk duhet të ketë më mbështetës. Unë shpresoj që të ketë influencë”, shtoi ai.

Be the first to comment on "Politikani i ri: Berisha, i pari në listën e personave që duan të destabilizojnë politikisht vendin!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*