Premtimi interesant i Valon Ramadanit të VV-së: Do ta zgjedhim “Miss Gjyshen”

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Ferizajt, Valon Ramadani e ka dhënë një premtim interesat nëse ai i fiton zgjedhjet.

Ai tha se çdo vit do ta zgjedhin “Miss Gjyshen”.”Ne do ta mbajmë një festival një herë në vit, ku ai festival do të organizohet nga njerëzit profesional, dhe aty do të zgjedhet ‘supergjyshja’.

Për moshën e tretë, për gjyshet tona do të organizohet një festival, ku do të zgjedhet ‘Miss Gjyshja’. Pra, do të zgjedhet Miss Gjyshja, 1, 2 dhe 3”, tha ai.

Ai në emisionin “Prime Time” ka theksuar kjo kategori është lënë anash. Ai tha se gjyshet tona janë lanë anash dhe më nuk i përmend askush.Për më shumë shikoni videon nga minuta 1:50:54

Be the first to comment on "Premtimi interesant i Valon Ramadanit të VV-së: Do ta zgjedhim “Miss Gjyshen”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*