Presidenti i Barcelonës, Laporta i bindur se mund ta fitojë garën ndaj Real Madridit për Mbappen

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka në plan të fitojë garën ndaj Real Madridit për nënshkrimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Mbappe është në vitin e fundit të kontratës me klubin francez dhe deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje për rinovimin e saj.

Situata e tij ka bërë që klubet evropiane të interesohen për transferimin e tij, me Real Madridin që shihet si favorit pasi ka bërë disa oferta deri tani.

Megjithatë, presidenti i Barcelonës, Laporta beson se mund ta fitojë garën për transferimin e Mbappes, nëse ky i fundit vjen si lojtar i ri.

Por, gazetari i Cadena Ser, Mario Torrejon, ka hedhur dyshime mbi pretendimet e Laportas.

“Rikthimi i Messit formon të njëjtën fantazi në të cilën Laporta po i thotë komitetit se do të marrë Mbappen nga Real Madrid”.

“Gjëra të çuditshme janë parë, por kufizohet me të pamundurën”, ka thënë ai.

Në prezantimin e Daniel Alves këtë javë, Laporta tha se Messi ende mund të kthehet nga PSG në të ardhmen e afërt.

Be the first to comment on "Presidenti i Barcelonës, Laporta i bindur se mund ta fitojë garën ndaj Real Madridit për Mbappen"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*