Prishtinë, polìcët e dënojnë qytetarin me 450 euro për puthje në publik

Pjesëtarë të Polìcìsë së Kosovës i kanë shqiptuar një gjobë një mërgimtari në Prishtinë vetëm pse ai është puthur me të dashurën e tij.

Rasti ka ndodhur më 28 korrik afër një klubi nate në kryeqytet.

Për aktin e tij – puthjen, qytetari, shtetas i Suedisë, është gjobitur me 450 euro.

Te përshkrimi i kundërvajtjes, të cilën e ka siguruar KALLXO.com, oficerët kanë shkruar: “I njëjti bënë sjellje të pa hijshme duke u puthur në publik edhe pse i është tërhequr vërejtja disa herë“.

Për shqiptimin e gjobës prej 450 eurosh polìcët janë thirrur në dispozitat e nenit 6 të Ligjit për rendin dhe qetësinë publike.

Be the first to comment on "Prishtinë, polìcët e dënojnë qytetarin me 450 euro për puthje në publik"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*