Qytetarja i shkruan zv.kryeministrit shqiptar për cilësinë e rrugëve, ai i çon mesazh privat: Është më e mirë se buzët e tua

Zv.kryeministri shqiptar, Erion Braçe është tepër aktiv në rrjetet sociale dhe nuk humbet asnjë koment që qytetarët i bëjnë.

Në disa postime të fundit ai ka reklamuar rrugët e reja që janë shtruar dhe një qytetare i ka komentuar në lidhje me cilësinë e rrugëve.

Vajza i ka shkruar Braçes se rrugët janë si kineze, pasi sot bëhen dhe nesër prishen, por duket se ky koment nuk i ka pëlqyer zv.kryeministrit.

Braçe pa përtuar fare i ka shkruar vajzës në privat dhe i ka vënë në pah faktin se vajza ka buzët e fryra.

Zv.kryeministri i ka shkruar se rruga është më mirë se sa fakti se vajza ka fryrë buzët para telefonit dhe pasi vajza i është kundërpërgjigjur ai i ka bërë bllok.

Be the first to comment on "Qytetarja i shkruan zv.kryeministrit shqiptar për cilësinë e rrugëve, ai i çon mesazh privat: Është më e mirë se buzët e tua"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*