Raiola tregon se Haaland posedon shtëpi në Spanjë, alarmohen përsëri Barcelona dhe Real Madridi

Agjenti i njohur, Mino Raiola e pranon se sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, është i hapur për të luajtur në Spanjë.

Haaland është njëri nga emrat e pëlqyer nga Barcelona dhe Real Madridi për afatin kalimtar të transferimeve të verës.

Transferimi i tij në La Liga tek ndonjëri prej klubeve të mëdha mund të ndodh lehtë, pasi agjenti i tij Raiola ka zbuluar një sekret interesant.

Raiola ka deklaruar se sulmuesi norvegjez posedon një shtëpi në Spanjë dhe në të ardhmen mund të luajë aty.

“Haaland e pëlqen shumë Spanjën, atij i pëlqen veçanërisht shtëpia e tij këtu”, ka thënë fillimisht Raiola tha për Deportes Cuatro.

Agjenti Struth paralajmëron klubet e interesuara me koston astronomike për transferimin e Haalandit

“Por, është shumë herët për të folur se ku do të luajë vitin e ardhshëm. Gjithashtu nuk është mirë të flasim për këtë”.

“Nuk po flas për tregun e transferimeve, është ende herët për këtë”, përfundoi agjenti i njohur.

Be the first to comment on "Raiola tregon se Haaland posedon shtëpi në Spanjë, alarmohen përsëri Barcelona dhe Real Madridi"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*