Rama i quan ‘kinse patriotë matanë kufirit’ kosovarët që e kritikuan ashpër në Facebook

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka reaguar në formë ironike kosovarëve që e kritikuan e shanë në rrjete sociale për çështje të ndryshme të cilat ishin aktuale kohëve të fundit, përfshirë “Open Ballkan” si dhe përformancën e këngëtarit serb, Goran Bregoviq në Korçë.

Rama, në një postim në Facebook, i ka quajtur “patriotë matanë kufirit” kosovarët që i komentuan në Facebook me tone të ashpra.

Madje, Rama tutje ka përdorur shprehjen “fali zot se s’dijnë se ç’bëjnë”, duke shtuar se kjo është ajo që më së miri e përshkruan këtë situatë.

“Mirëpo, siç e prisja, ushtria digjitale e kinse patriotëve matanë kufirit, që të sharat e mallkimet i kanë armët e tyre të luftës qorre të shqiptarit me shqiptarin dhe që s’po dinë hiç çka t’i bëjnë gomarit dhe po i bien samarit, u lëshua uturishëm në lumin e komenteve të postimit tim. Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë, është më e mira që duhet thënë në këto raste. Dhe falur i kam, ata e kë ata i frymëzon e i ushqen me helmin verbues të urrejtjes, dasisë, frikës nga e ardhmja. Por dy fjalë sa më shkurt për një bisedë kaq të gjatë, s’po i le pa thënë me këtë rast”, ka shkruar ai.

Rama ka folur në postimin e tij edhe për “Open Ballkan” si dhe për situatën me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në zyrën e kancelares Merkel.

Be the first to comment on "Rama i quan ‘kinse patriotë matanë kufirit’ kosovarët që e kritikuan ashpër në Facebook"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*