Rashica: Dominuam në të gjitha aspektet, por nuk i shfrytëzuam rastet para portës

Kosova ka pësuar humbje 0-1 në shtëpi nga Gjeorgjia.Pas ndeshjes në intervistë për RTK, Milot Rashica ka thënë se Kosova ka dominuar në të gjitha aspektet ndeshjen.

“Rashica e nisëm lojën shumë mirë dominuam në të gjitha aspektet, por rastet që po i kemi para golës nuk po i shfrytëzojmë dhe ato po na kushtojnë”.

“Duhet të punojmë shume dhe të kërkojmë suksese në ndeshjet e radhës dhe në kualifikimet tjera”.“Kemi luajtur me kundërsulme të mira, por po na mungon pasimi i fundir, po krijojmë raste por aty ku po duhet nuk po jemi në momentin e duhur”.

“Disponimi është i keq, pasi duam të fitojmë sa më shumë pikë dhe ti gëzojmë këta tifozë që po na përkrahin në numër shumë të madh si sonte ashtu edhe në Suedi në ndeshjen e kaluar”.

“Ndeshjen ndaj Greqisë duhet ta përdorim si pikë kthimi, duhet ti shfrytëzojmë rastet dhe të jemi më efekiv në sulm”, përfundoi Milot Rashica.

Be the first to comment on "Rashica: Dominuam në të gjitha aspektet, por nuk i shfrytëzuam rastet para portës"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*