Reagim i ashpër nga Gold AG: Bregoviqit në Korçë duhet me ia thy kokën

Ftesa e Goran Bregovic në “Festën e Birrës” në Korçë ka shkaktuar reagime të shumta thuajse nga të gjithë shqiptarët.

Për këtë mendimin e ka dhënë edhe reperi kosovar, Gold Ag, në një intervistë për Kanal 10, me ç’rast ka deklaruar se gjithmonë ka qenë dhe është kundër që serbët të marrin pjesë në vendet shqiptare.

‘Unë jam gjithmonë kundër, jo vetëm ndaj tij por ndaj çdo serbi që ka marrë pjesë në koncertet shqiptare. Qaq më shumë për personin në fjalë që është një nacionalist, një person mjaftë i keq për popullin shqiptar që ai më së paku ka qenë i nevojshëm më qenë aty. Ai është i ftuar në Korçë njëjtë sikur mua t’më kishin ftuar në Beograd”, tha ai.

Ndërsa ne pyetjen se a mendon që pas gjithë këtyre reagimeve, duhet të anulohet pjesëmarrjen e tij në këtë festival, Goldi u përgjigj: “Unë kisha pas qef mos me anulu por me ja thy kryt kush te mundet i pari”.

Be the first to comment on "Reagim i ashpër nga Gold AG: Bregoviqit në Korçë duhet me ia thy kokën"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*