Reperi kosovar e pranon se tentoi t’i merrte jetën Dudës

Ardian Xhaferi i njohur ndryshe si ‘‘The mike’’, anëtar i grupit muzikor ‘‘E7’’ ka pranuar fajësinë se më 2012 e kishte gjuajtur për ta vr arë Burim Osmanin i njohur me nofkën “Duda” në skenën muzikore.

Aktgjykimi është paralajmëruar se do të shpallet të martën e ardhshme, më 7 shtator.

Pranimi i fajësisë nga Xhaferi, për tentim-vr asje dhe armëmm bajtje pa leje, u bë të premten përpara trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Ai aku zohet nga prokuroria se ne qershor të vitit 2012 me revolen e tij ka shtënë në drejtim të pandehurit Burim Osmani por nuk ka arritur ta godasë dhe vepra penale mbetet në tenativë, si dhe mbajtje në pronësi, në kontroll në posedim ose shfrytëzim të pa autorizuar të ar mëve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Be the first to comment on "Reperi kosovar e pranon se tentoi t’i merrte jetën Dudës"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*