Rrëfimi i nënës nga Prishtina që s’punon sepse frikësohet për sigurinë e vajzës 12-vjeçare

Hana nga Prishtina, e cila ka përfunduar Fakultetin e Pedagogjisë në Universitetin e Prishtinës, ka vendosur të mos kërkojë punë.

Kjo për shkak vajzës se saj 12-vjeçare dhe djalit, që tashmë është pesë vjeç.

Hana për çdo ditë dërgon dhe merr vajzën e saj nga shkolla. Ajo e bënë këtë gjë, për siç thotë, sigurinë e vajzës së saj, e cila vijon mësimin në klasën e gjashtë në një shkollë fillore në Prishtinë.

Hana thotë se është e brengosur për shkak se gjatë kohës që pret në oborrin e shkollës, në hapësirat brenda dhe jashtë shkollës, në disa raste ka dëgjuar fjalë të pahijshme që djemtë u kanë thënë vajzave.

“E dërgoj çdo ditë vajzën në shkollë, kujdesem vetë, për shkak se shoh shumë parregullsi në oborrin e shkollës, kam parë ngac.mime të ndryshme që djemtë i bëjnë vajzave. Dhe për këtë arsye e dërgoj dhe e marrë vetë”, tha Hana për Radion Evropa e Lirë.

Be the first to comment on "Rrëfimi i nënës nga Prishtina që s’punon sepse frikësohet për sigurinë e vajzës 12-vjeçare"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*