Rrëshqitje masive dherash në aksin Kukës – Shishtavec, bllokohen dhjetëra makina

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë Qarkun e Kukësit ditën e sotme kanë sjellë edhe rrëshqitje masive të dheut në rrugën Kukës – Shishtavec.

Si pasojë dhjetëra mjete kanë mbetur të bllokuara, ndërkohë që autoritetet po punojnë për lirimin e rrugës.

Kujtojmë se shirat e dendur shkaktuan përmbytje të shumta në qytetin e Kukësit, ku uji u fut edhe brenda disa dyqaneve, duke shkaktuar dëme të mëdha material.

Be the first to comment on "Rrëshqitje masive dherash në aksin Kukës – Shishtavec, bllokohen dhjetëra makina"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*