Rritja e karburanteve dhe energjisë, Franca do t’iu japë nga 100 euro 38 milionë qytetarëve

Qeveria franceze ka njoftuar se do t’u japë nga 100 euro për çdo qytetar, të ardhurat neto mujore të të cilit janë 2000 euro ose më pak, për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë.

“Kompensimi i inflacionit” do të jepet për rreth 38 milionë francezë automatikisht, përfshirë ata që nuk ngasin makinën apo ngasin motor, njofton Klan Kosova.

Pagesat e para do të shkojnë për punonjësit e bizneseve në fund të dhjetorit.

Nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do të marrin paratë në fillim të vitit 2022.

Pagesa prej 100 eurosh do të jetë pa taksa dhe kryeministri Jean Castex tha se do t’i kushtonte qeverisë 3.8 miliardë euro.

Europa po përballet me pakënaqësi të gjerë pas rritjes së çmimeve botërore të energjisë, kryesisht si rezultat i kërkesës së madhe nga bizneset që po rikuperohen.

Be the first to comment on "Rritja e karburanteve dhe energjisë, Franca do t’iu japë nga 100 euro 38 milionë qytetarëve"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*