Sheshel: Ushtria serbe do të kthehet në Kosovë, ky është betimi ynë

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, ka thënë se situata në Afganistan e dëshmon se okupatori duhet të largohet gjithmonë.

Sheshel parashikon që e njëjta situatë do të ndodhë një ditë në territorin e krahinës jugore serbe.

“Ushtria e famshme serbe duhet të kthehet një ditë në Kosovë. Ky është betimi ynë shekullor”, tha Sheshel në programin e mëngjesit të Happy TV.

Ai thotë se tashmë po e imagjinon sesi terr,oristët shqiptarë do të mblidheshin rreth ambasadës amerikane në Kosovë.

Tutje, Sheshel deklaroi se të gjithë shqiptarët që nuk i kanë ndotur duart nuk kanë nga çfarë të kenë frikë kur të largohen amerikanët, por se ata që kanë kryer krìme do të ndëshkohen.

Be the first to comment on "Sheshel: Ushtria serbe do të kthehet në Kosovë, ky është betimi ynë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*