Shkolla në Ferizaj ku nxënësit mësojnë lëndën e “Edukimit S*ks..ual”

Shkolla e mesme e ulët “Astrit Bytyqi’ në Ferizaj është shkolla e vetme e cila ka lëndën e “Edukimit Se.ks ,ual”.

Kjo lëndë ligjërohet në shkollë në kuadër të lëndëve zgjedhore.

Këtë inciativë e nisi qysh para tre vitesh arsimtarja Sueda Jusufi-Hashani.

Ajo thotë se iniciativa është mirëpritur nga ana e prindërve dhe drejtorisë së shkollës.

“Qëllimi i kësaj lënde ka qenë që nxënësit të përgatiten për jetë. Ne e dimë se pub erteti është një periudhë e pjekjeve të organeve sek suale dhe nxënësit e kalojnë këtë periudhë pa marrë informacione të sigurta. Duke mësuar këtë lëndë të rinjtë e kalojnë këtë fazë më lehtë dhe kanë njohuri për shqetësimet e tyre”, thotë për TV Liria, arsimtarja Sueda Jusufi-Hashani.

Arsimtarja e kësaj lënde thotë se nxënësit në disa raste janë ndjerë më të lirshëm me të për të diskutuar problemet e tyre që lidhen me inf eksione të ndryshme.

Edhe nxënësit mirëpresin këtë lëndë mësimore që sipas tyre, kjo lëndë i ka aftësuar për jetë./Telegrafi/

Be the first to comment on "Shkolla në Ferizaj ku nxënësit mësojnë lëndën e “Edukimit S*ks..ual”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*