Shpërthen avokat Koci ndaj BE-së: A bën hiç mos me hy në BE? Rrenca

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, duket se nuk ka mundur të përmbajë veten ndaj Bashkimit Evropian.

Ai i ka quajtur “rrenca” zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, derisa iu ka përmendur premtimet për liberalizim vizash.

“Çka po ma vynë me pasë punë me rrenca?” – ka shkruar më pas Koci, përcjell Periskopi.

Po ashtu, ai ka thënë “A ka mundësi hiç mos me hy në BE?” në një reagim të frikshëm.

Nuk dihet se çka e ka shtyrë konkretisht z. Koci të shpërthejë në këtë formë.

Statusi i plotë:

Na kanë mërzitë me këtë “përspektiven evropiane”, prej zyrtarëve të Evropës.

A ka mundësi hiç mos me hy në BE?

Nuk jemi Britani, por e kemi krenarinë si të tyre.

Çka po ma vynë me pasë punë me rrenca?

Pas liberalizimit të vizave për Ukrainën – me 50 milion banorë, e në gjendje lufte për shkak të Krimesë, nuk ka asnjë arsyetim për mos liberalizim të vizave për Kosovën.

Rrenca!

Be the first to comment on "Shpërthen avokat Koci ndaj BE-së: A bën hiç mos me hy në BE? Rrenca"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*