Shtëpia e Bardhë reagon pasi Trump tha se e dërgoi Grenellin si ambasador në Kosovë

Nga Shtëpia e Bardhë kanë reaguar ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump i cili përmes një letre tha se e ka dërguar ambasadorin e tij për çështjen Kosovë-Serbi, duke iu referuar ardhjes së Richard Grenell në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur reporterja për Shtëpisë së Bardhë në Bloomberg, Jennifer Epstein, përmes një postimi në Twitter.

“Shtëpia e Bardhë i përgjigjet ish-presidentit Trump që dërgoi ‘Ambasadorin e tij të dërguar’ Richard Grenell në kufirin Kosovë – Serbi: Jashtë imagjinatës së tij tejet aktive, Donald Trump nuk është më President dhe nuk ka asnjë ‘ambasadorë të dërguar’ që përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që ish-presidentit Trump, shkroi për marrëveshjen e normalizimit ekonomik Kosovë-Serbi dhe tha se ajo duhet të vazhdojë të zbatohet.

“Njerëzit e Serbisë dhe Kosovës kanë kapërcyer pengesa të mëdha në ndjekjen e normalizimit ekonomik. Marrëveshjet e ndërmjetësuara nga administrata ime janë historike dhe nuk duhet të braktisen, shumë jetë janë në rrezik”, deklaroi Trump në letër.

Be the first to comment on "Shtëpia e Bardhë reagon pasi Trump tha se e dërgoi Grenellin si ambasador në Kosovë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*