“Shumë më konsiderojnë një vajzë tipike londineze. Unë jam një refugjate, unë në të vërtetë jam një fëmijë refugjatësh

“Shumë më konsiderojnë një vajzë tipike londineze. Unë jam një refugjate, unë në të vërtetë jam një fëmijë refugjatësh.

Si fëmijë u rrita në një apartament sa një studio, që ndava me prindërit e mi dhe motrën. Nga dritarja mund të shihja Varrezat e Brommpton. Ishte e frikshme. Nuk e di çfarë ishte më e frikshme, varrezat apo të qenit refugjat!

Prindërit e mi u larguan nga Kosova në këto kohë të errëta në kërkim të një jete më të sigurt. Fakti i të qenurit një person i zhvendosur, që mban etiketën e “refugjatit”, më ka dalluar thellë gjatë jetës sime. Refugjatët rrallë kanë zë. Për fat të mirë, unë e kisha atë zë, në kuptimin e plotë të fjalës dhe metaforikisht, atë zë që gjithashtu më dha famë më vonë.

Unë jam po aq e privilegjuar dhe e motivuar të përdor zërin tim në emër të refugjatëve. Jam e lumtur që Kosova, vendi im i origjinës, ka zgjedhur rrugën e bashkëpunimit dhe integrimit me vendet e tjera të botës. Kjo lejon që bashkëkombasit e mi shqiptarë të Kosovës të jenë më të vendosur për të ecur përpara, e pse jo, edhe me kokëfortësi kur është e nevojshme, për të qenë më këmbëngulës në përparimin dhe kryerjen e misionit të tyre të lartë për të vendosur vet jetën tonë.

Unë gjithmonë e kam dashur muzikën, kam qenë e vendosur për të arritur sukses, por falënderoj të gjithë ata që më mbështetën, të cilët më ndihmuan të hap rrugën në jetë.”

Rita Ora

Be the first to comment on "“Shumë më konsiderojnë një vajzë tipike londineze. Unë jam një refugjate, unë në të vërtetë jam një fëmijë refugjatësh"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*