Sipas Prishtina Weather: nga kjo ditë pritet të bie borë në Kosovë

Në ditët e ardhshme mot vjeshtor, më ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi kohëpaskohe. Në vise malore në fundjavë edhe reshje bore.

Sipas Prishtina Weather në ditët e ardhshme vendi ynë përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, që sjellin përkeqësim të motit. Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me reshje të shiut, që vende-vende ditën e enjte do të jenë pak më intensive. Edhe temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme, derisa në vise malore në fundjavë priten kushte edhe për reshje bore.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlerat pranueshme por edhe në të mira.

7.10 – Më ftohtë, me erë e kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu, vende-vende edhe intensive.

8.10 – Ftohtë, e kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu.

9.10 – Kryesisht vranët e ftohtë, me reshje shiu kohëpaskohe. Në vise malore mbi 1400m priten edhe reshje bore.

10.10 – Ftohtë e kryesisht me vranësira dhe të reshura shiu kohëpaskohe.

11.10 – Kryesisht me vranësira dhe me reshje shiu.

Temperaturat minimale zbresin nga 11C deri në 6C në fundjavë, edhe maksimalet zbresin deri në 9C ditën e shtunë.

Të enjten do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga juglindja 8-15m/s, e nga dita e premte era ndryshon kahjen në verilindje dhe frynë e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta, megjithë një tendencë të rënies përgjatë pjesë së dytë të javës.

Be the first to comment on "Sipas Prishtina Weather: nga kjo ditë pritet të bie borë në Kosovë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*