“Ska bir nëne që mund ta ndali”, publikohet një pjesë e këngës së Noizyt për Markun

Këngëtari i njohur shqiptar, Noizy ka bërë një këngë enkas për boksierin shqiptar, Florian Marku.

Noizy dhe Marku janë miq prej kohësh dhe reperi shqiptar ka vendosur t’i dedikojë një këngë kampionit të boksit në IBF, Florian Marku.

Në fitoren e fundit të boksierit shqiptar ndaj Maxim Prodan, Marku u ngjit në ring me këngën e dedikuar nga Noizy, pavarësisht që reperi ende nuk e ka publikuar në rrjetet e tij zyrtare në mediat sociale.

Megjithatë, tani në rrjet po qarkullon një pjesë e kësaj kënge, të cilën mund ta dëgjoni më poshtë./Blic

Be the first to comment on "“Ska bir nëne që mund ta ndali”, publikohet një pjesë e këngës së Noizyt për Markun"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*