Sondazhi nga Pyper: 44% e qytetarëve mendojnë se Gërvalla po e mbron UÇK-në, 21% mendojnë se ajo po e dëmton UÇK-në

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me deklaratat e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla dhe imazhit të UÇK-së.

Rreth 49% e qytetarëve mendojnë se është propagandë kundër ministres Gërvalla pretendimi se ajo ka deklaruar “pas luf tës, ushtarët e UÇK-së vr`anë serbë, romë dhe ish-rivalë të tyre”. Mbi 14% e konsiderojnë deklaratë të vërtetë të Gërvallës këtë pohim. Ndërsa pjesa tjetër prej 37% nuk kanë opinion për këtë pyetje.

61% e respodentëve thonë se nuk e kanë ditur se shprehja e mësipërme është e gazetarit zviceran dhe jo e thënë nga Gërvalla. 39% thonë se e kanë ditur që shprehjen e tillë e ka thënë gazetari e jo Gërvalla.

Rreth 44% e qytetarëve mendojnë se ministrja Gërvalla po e mbron UÇK-në. Rreth 21% mendojnë se Gërvalla po e dëmton UÇK-në. Ndërsa 35% nuk kanë opinion për këtë temë.

39.4% e qytetarëve mendojnë se imazhin e UÇK-së më së shumti po e dëmton propaganda kundër UÇK-së. 36.4% mendojnë se imazhin e UÇK-së po e dëmton Gjykata Speciale. 24.2% nuk kanë opinion për këtë temë.

Be the first to comment on "Sondazhi nga Pyper: 44% e qytetarëve mendojnë se Gërvalla po e mbron UÇK-në, 21% mendojnë se ajo po e dëmton UÇK-në"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*