S’pritet tjetër nga Vulin: Fajin e ka Kurti, një frikacak që nuk mërzitet për jetën e serbëve e as të ‘siptari’

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, siç bën shpesh e si duket i pëlqen ky roli i politikanit të rrëmbyer rebel serb që nuk brengoset për protokolle e korrektësi, shau edhe një herë kryeministrin kosovar Kurti dhe përdori përsëri termin e konsideruar ofendues ‘siptari’.

Vulin të enjten ishte i ftuar në televizionin serb TV Pink ku me atë rast e cilësoi aksionin e djeshëm të policisë së Kosovës në Veri si një sulm ndaj popullit duarthatë serb dhe një person është fajtor i vetëm për këtë.

“Për ndërhyrjen e djeshme të njësive ROSU në veri të Kosovës e Metohisë dhe sulmin ndaj popullit duarthatë serb përgjegjësinë e posaçme e ka kryeministri i shtetit të rremë Kosovë, Albin Kurti”. Shtoi edhe një ofendim për vet kryeministrin Kurti dhe një për kosovarët.”Ai është një frikacak që nuk mërzitet për jetët as të serbëve e as të ‘siptari’”.
Gjatë aksionit të të mërkurës së policisë së Kosovës në veri situata eskaloi mes zyrtarëve dhe banorëve që protestuan me dhunë. Një serb është plagosur nga armë zjarri dhe është në gjendje të rëndë por stabile në Mitrovicë të Veriut.

Policia e Kosovës dje ka njoftuar se ndaj njësiteve të tyre në veri është shtënë edhe me armë zjarri dhe mjete plasëse duke paraqitur fotografi si dëshmi gjatë konferencës për shtyp.

Be the first to comment on "S’pritet tjetër nga Vulin: Fajin e ka Kurti, një frikacak që nuk mërzitet për jetën e serbëve e as të ‘siptari’"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*