Superkompjuteri parashikon të gjitha ndeshjet e mbetura të Europianit: Ja finalja dhe fituesi

Ekipi i Gareth Southgate arriti në fazën e eliminimit direkt pasi luajti vetëm dy ndeshje, para fitores kundër Republikës Çeke, të martën e kaluar, duke siguruar kreun e grupit.

Të mërkurën në mbrëmje, “Tre Luanët” do të kenë parë nga afër zhvillimet në grupin F, duke ditur se do të luanin në 1/8 finale me të dytin e të ashtuquajturit “Grupi i Vd ekjes”.

Në kohë të ndryshme Anglia ishte vendosur të ndeshej me secilën prej: Francës, Gjermanisë, Portugalisë dhe Hungarisë në rreth 20 minuta, ndërsa golat vazhdonin të fluturonin.

Përfundimisht ishte Gjermania ajo që përfundoi pas kryesueses së grupit, Francës. Kjo do të thotë se gjermanët do të përballën me “Tre Luanët”, të martën në mbrëmje, në “Wembley”.

Sipas superkompjuterit të “bettingexpert.com”, Anglia në të vërtetë do ta kalojë me sukses atë përballje dhe do të kualifikohet në çerekfinale. Sidoqoftë, rrugëtimi i anglezëve nuk do të ndalet deri në finale.

Ja 16 parashikimet e fundit të superkompjuterit:

Itali-Austri – kualifikohet Italia

Belgjikë-Portugali – kualifikohet Belgjika

Francë-Zvicër – kualifikohet Franca

Kroaci-Spanjë – kualifikohet Spanja

Suedi-Ukrainë – kualifikohet Suedia

Angli-Gjermani – kualifikohet Anglia

Hollandë-Republika Çeke – kualifikohet Hollanda

Uells-Danimarkë – kualifikohet Danimarka

Superkompjuteri ka parashikuar dhe si do të shkojnë çerekfinalet:

Itali-Belgjikë – kualifikohet Italia

Francë-Spanjë – kualifikohet Franca

Suedi-Angli – kualifikohet Anglia

Hollandë-Danimarka – kualifikohet Hollanda

Ja dhe parashikimi për gjysmëfinalet:

Itali-Francë – kualifikohet Franca

Angli-Hollandë – kualifikohet Anglia

E gjitha kjo do të thotë që skuadra e Southgate do të rreshtohet në finale kundër fituesve të Kupës së Botës 2018, Francës së Didier Deschamps, në “Wembley” brenda pak më shumë se dy javësh.

Franca e humbi finalen e “Euro 2016” ndaj Portugalisë në shtëpi dhe sipas superkompjuterit, do ta shijojë triumfin me nikoqirët anglezë këtë herë. Southgate e ka çuar ekipin e tij një hap më tej se tri vite më parë në Rusi, por në fund të fundit nuk do të jetë mjaftueshëm për t’iu dhënë fund 55 viteve pa trofe.

Be the first to comment on "Superkompjuteri parashikon të gjitha ndeshjet e mbetura të Europianit: Ja finalja dhe fituesi"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*