Syla: Glauku, Vjosa e Albini po shkojnë në përkujtime, por e shajnë UÇK’në

Gazetari Valon Syla ka komentuar plan-programin e Qeverisë Kurti 2, duke theksuar se kjo qeveri nuk po bën asgjë në drejtim të sigurimit të vak sinave.

Syla në Pressing të T7 ka thënë se krerët e shtetit, më shumë i shohim duke bërë përkujtime sesa duke punuar për t’i siguruar vaksinat.

Ai tha se Kurti, Osmani e Konjufca në tri javët e fundit janë parë kryesisht në përkujtime, e në anën tjetër e shajnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Na nuk i shohim këta duke kërkuar vaksina, nëse i analizojmë lajmet e tri javëve të fundit, i shohim kryesisht nëpër përkujtime. E shohim Glaukun, Vjosa Osmanin me Albinin bashkë, ne e dimë që muaji mars dhe deri në maj Kosova ka shumë përkujtime, por në anën tjetër e shajnë UÇK-në”, tha Syla.

“As nuk kërkojnë vaks ina, as nuk tregojnë se si do t’i sigurojnë. Bëjnë plane ideore-dëshirore, të tipit do duhej të ishte kështu a në fakt vaksinat do duhej të ishin në frigorifer dhe të fillonte vak sinimi”, shtoi ai.

Be the first to comment on "Syla: Glauku, Vjosa e Albini po shkojnë në përkujtime, por e shajnë UÇK’në"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*