“Ta harrosh, ti je në moshën e babait tim”, konkurrenti i ‘Përputhen +40’ i kërkoi takim, Lindita i kthehet keq dhe nuk i lë gjë pa thënë

Konkurrenti i ‘Përputhen +40’, Giuseppe i ka kërkuar takim Linditës në puntatën e djeshme.

Giuseppe kërkoi një takim nga Linda, kur po diskutohej për të dhe Dashin. Ky i fundit hyri në program posaçërisht për Linditën, pavarësisht se është 33 vjeç dhe nuk plotëson kriteret.

Lindita ia preu shkurt Giuseppes duke i thënë se nuk do të dalë asnjëherë në takim me të se ka moshën e babait të saj. Sa i përket Dashit, tregoi se ia dha mundësinë por kuptoi që nuk mund të lindë asgjë mes tyre.

Giuseppe: Mua nuk ma ke dhënë asnjëherë mundësinë për të dalë se jam i madh. Atij i thua që është i vogël.

Lindita: Ti ta harrosh që të të nxjerr në takim se je sa baba im. Atij ia dhashë mundësinë edhe pse është 33 vjeç

Be the first to comment on "“Ta harrosh, ti je në moshën e babait tim”, konkurrenti i ‘Përputhen +40’ i kërkoi takim, Lindita i kthehet keq dhe nuk i lë gjë pa thënë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*