Tayna tregon mesazhet që mori për imazhin “provokues” nga plazhi

Tayna publikoi bisedat e ndjekësve.

Rep-artistja Tayna ditët e fundit ka qëndruar për pushime në Ishujt Maldive dhe nga atje ka sjellë fotografi të shumta.

Në një prej tyre, atë e kemi parë të veshur me një palë bikini të zeza, teksa mori pozë joshëse buzë detit.

Përmes videos së fundit, Tayna tregoi mesazhet e panumërta që i ka marrë për atë fotografi nga ndjekësit e shumtë.

Mes tyre, kishte edhe përdorues që kishin Instagramin e verifikuar, të cilët i komentuan asaj për atë imazh, por ua fshehu emrat.

Projekti i fundit muzikor nga Tayna mbetet “WTF” në bashkëpunim me Ivoran Doll, ndërsa pritet të rikthehet me një tjetër projekt shumë shpejt.

Be the first to comment on "Tayna tregon mesazhet që mori për imazhin “provokues” nga plazhi"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*